Open navigation

Guidelines

Udhëzimi për inspektimet nga AUTORITETI SHQIPTAR I KONKURENCES

Cilat dokumete duhet të paraqesin inspektorët?

AUTORITETI SHQIPTAR I KONKURENCES
 

  • Për të kontrolluar një shoqëri inspektorët duhet të paraqesin një autorizim me shkrim të hetimeve nga Komisioni. 
  • Nëse inspektorët kontrollojnë në shtëpi private ose makina private është i nevojshëm mandati i kontrollit lëshuar nga gjykata.  
  • Lexo dokumentet në mënyrë shumë të kujdesshme dhe kontrollo:  
    • Eshtë adresuar shoqëria jonë?  
    • Cilat akuza janë ngritur kundër shoqërisë sonë (çështje që i përmbahen subjektit të hetimeve)? 
    • Ku mund të kontrollojnë inspektorët? 

Ku dhe si mund të kontrollojnë inspektorët? 

AUTORITETI SHQIPTAR I KONKURENCES
 

  • Inspektorët kanë të drejtë të kontrollojnë në të gjitha dhomat dhe makinat siç është parashikuar në të gjitha dokumentet e paraqitura (shiko më lart 1.(2)). Ju jeni i detyruar vetëm për tolerancë pasive të hetimeve. Për këtë arsye ju nuk jeni të detyruar të ndihmoni hetimet në mënyrë aktive. Megjithatë, nëse ju refuzoni hetimet, inspektorët mund të përdorin forcë direkte (p.sh. për të hapur dollapin). Për këtë arsye është i rekomanduar bashkëpunimi. 
  • Hetimet mund të shtrihen në të gjithë ambientet e biznesit, dollapet, tavolinat, kasafortat, makinat, sistemet ose tek personat. Ju nuk mund t’i kufizoni inspektorëve të drejtën e aksesit në ambjente dhe/ose objekte. 
  • Inspektorët kanë të drejtë të bëjnë pyetje (shiko më poshtë në 4.). 

Cfarë mund të kontrollojnë inspektorët? 

AUTORITETI SHQIPTAR I KONKURENCES

Shumë e rëndësishme

Asnjëherë mos dorëzo vullnetarisht ndonjë objekt ose dokument. Gjithmonë insisto në sekuestrimin formal. Gjithsesi, mos shfaq rezistencë ndaj sekuestrimit formal. Kujdes: gjithmonë kërko për një kopje të procesverbalit të sekuestrimit.  

Dokumenta

  • Në parim, inspektorët mund të sekuestrojnë të gjitha dokumentat orgjinale, edhe nëse ato përfshijnë sekrete biznesi. Kujdes: gjithmonë bëj një kopje të këtij dokumenti për avokatët e jashtëm.   
  • Dokumentat e mëposhtme nuk mund të sekuestrohen, kopjohen ose hetohen nga inspektorët: 
    • Korrespondenca në shoqëri me avokatët e jashtëm nëse kjo i referohet procedurave të hetimeve tashmë në proces
    • Dokumentet që shoqëria apo punonjësi i akuzuar i ka përgatitur qartësisht për tu mbrojtur në çështje të cilat janë në proces;  
    • Dokumentet private për atë pjesë që ato nuk janë të rëndësishme si prova. 
  • Nëse inspektorët duan të hetojnë dokumente të privilegjuara, tregoni vetëm ato pjesë të dokumentit që vërtetojnë karakterin e tyre të privilegjuar. Nëse karakteri i tyre i privilegjuar kundërshtohet, duhet që këto dokumente të mbyllen me zarf ose kuti derisa të keni një vendim të formës së prerë mbi karakterin e tyre të privilegjuar. 

Kompjuteri dhe objektet e tjera

  • Në përgjithësi, inspektorët kanë gjithashtu të drejtën të sekuestrojnë kompjuter dhe objekte të tjera. Përveç kësaj, ata mund të bëjnë kopje elektronike të të dhënave të kompjuterit. Megjithatë, kërkoni që kompjuterat të lihen në shoqëri. Jepni akses në dosjet kompjuterike duke dhënë fjalëkalimet. Kujdes: gjithmonë kërko një kopje të procesverbalit të sekuestrimit.  
  • Nëse është e përshtatshme, informo inspektorët se dokumentat të cilat janë të privilegjuara ose nuk janë të lidhura me akuzën - janë të mbrojtura në kompjuter dhe nuk mund të kopjohen. Në këtë rast kërkoji inspektorëve të mos sekuestrojnë kompjuterin ose të dhënat e ruajtura, respektivisht. Në këtë rast kërkoji inspektorëve të kontrollojnë çdo dokument, në vend që të kopjojnë të gjithë suportin e arkivimit. Kujdes: gjithmonë bëj kopje elektronike për konsuletët e jashtëm ligjorë për të gjitha të dhënat e kompjuterit që inspektorët mund të marrin me vete.  
  • Më tej kërko që inspektorët të bëjnë vetëm kontrolle të rastësishme të folderave dhe të dhënave të cilat nuk janë të lidhura me akuzat e ngritura. 

Gjetje të rastit

  • Inspektorët  mund të sekuestrojnë gjithashtu “gjetje të rastit”. Këto janë objekte që nuk lidhen me lëndën e subjektit dhe hetimet e rastit. Inspektorët nuk janë të lejuar të kërkojnë sistematikisht për gjetje të rastit. 

Lista e plotë e provave të sekuestruara/vendosja e vulës

  • Pas përfundimit të inspektimeve kërkoni që inspektorët të bëjnë një listë të plotë për të gjitha sekuestrimet. Nëse nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, kërkoni një vërtetim me shkrim mbi këtë.  
  • Inspektorët kanë të drejtën e vulës ndër të tjera në ambiente, dhoma, dollape dhe dokumente, p.sh. nëse hetimi zgjat për disa ditë. Në këtë rast kërkoji inspektorëve për një konfirmim me shkrim mbi kohën e vendosjes së vulës. Vula nuk duhet të thyhet. Thyerja e vulës përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë të lartë për shoqërinë.  

Kush mund të pyetet/intervistohet nga inspektorët dhe si?  

AUTORITETI SHQIPTAR I KONKURENCES

Inspektorët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime nga të gjithë të punësuarit. Cdokush i marrë në pyetje duhet të dijë se ai/ajo se do të mbajë përgjegjësi personale sipas ligjit shqiptar. 

  • Pyesni nëse mund të merreni në pyetje vetëm në prani të avokatit të jashtëm.  
  • Kërkoni që pyetjet të bëhen në intervista formale për t’u siguruar që pyetjet dhe përgjigjet të jenë të regjistruara. Kërkoni një kopje të të gjitha regjistrimeve të bëra nga inspektorët. Asnjëherë mos firmosni asnjë dokument përpara se të konsultoheni me avokatin  e jashtëm. Firmosni regjistrimet vetëm nëse ato janë korrekte dhe të plota. Nëse nuk janë të sakta dhe të plota, insistoni që të korrigjohen ose kërkoni që  inspektorët të vendosin një afat kohor për të bërë korrigjimet. 
  •  Shpjegojini funksionarëve se vetëm drejtuesit kanë të drejtë të japin deklarata në emër të shoqërisë. 

  • Pyetjeve në lidhje me detajet personale (përfshi profesionin) duhet t’i pergjigjeni. 

  • Pyesni nëse po merreni në pyetje si (potencial) i dyshuar apo si dëshmitar
  • Nëse po merreni në pyetje si (potencial) i dyshuar, keni të drejtë të qëndroni në heshtje për pyetjet në  lidhje me lëndën e subjektit. Në këtë rast, nuk bëni asnjë deklaratë për lëndën e subjektit. 
  • Nëse ju dëgjoheni në cilësinë e dëshmitarit, kërkoni për t'u thirrur si duhet dhe mos pranoni të komentoni derisa të thërriteni. Nëse jeni thirrur si dëshmitar aty për aty dhe pastaj jeni marrë në pyetje në vend, insistoni të konsultoheni me një avokat të jashtëm paraprakisht. Si dëshmitar ju keni të drejtë të refuzoni tu përgjigjeni të gjitha pyetjeve të cilat mund t’ju fajësojnë (juve apo një të afërm). Për të gjitha pyetjet e tjera duhet të përgjigjeni. 
  • Përgjigjuni vetëm për pyetjet që janë të lidhura me hetimet. Përgjigjuni vetëm për pyetjet e pyetura. Jepni përgjigje të shkurtra dhe precize. Përmbajuni fakteve dhe mos bëni asnjë koment ligjor. Nëse nuk dini t’i përgjigjeni pyetjes tregoni të vërtetën tek inspektorët. Mos bëni asnjë supozim.
Back to top Back to top