Open navigation

EU Guidelines

For inspection by European Commission.

Cilat dokumente duhen të paraqesin  inspektorët? 

European Commission
 

  1. Për të kontrolluar  një shoqëri inspektorët duhet të paraqesin një vendim hetimi me shkrim nga Komisioni Europian dhe të dorëzojnë një kopje në origjinal të tij. Nëse inspektorët paraqesin thjesht një autorizim të hetimeve, ju nuk jeni të detyruar t’i nënshtroheni ihetimit. Në këtë rast, kontaktoni departamentin ligjor ose avokatin e jashtëm, para se të ndërmerret një hap i mëtejshëm. 

    Nëse inspektorët kontrollojnë në shtëpi private ose makina private është i nevojshëm mandati i kontrollit nga gjykata
  2. Lexo dokumentat në mënyrë shumë të kujdesëshme dhe kontrollo:   
    • Është shoqëria jonë e adresuar si marrëse?  
    • Cilat akuza janë ngritur kundër shoqërisë tonë (çështje që i përmbahen subjektit të hetimeve)? 
    • Ku mund të kërkojnë inspektorët?  

 

Ku dhe si mund të kërkojnë inspektorët? 

European Commission
 

  1. Inspektorët kanë të drejtë për të kontrolluar në të gjitha dhomat,makinat dhe ambientet e tjera, siç është parashikuar në të gjitha dokumentat e paraqitura (shiko më lart 1. (2)). Ju nuk mund t’i mohoni inspektorëve aksesin në këto ambjente.  
  2. Inspektorët nuk mund të përdorin forcën kundër personave ose pronës, p.sh. ata nuk mund të thyejnë dhe të hyjnë në dhomat dhe dollapet e mbyllura. Gjithësesi, ata kanë të drejtë të kërkojnë që dhomat dhe dollapet e mbyllura të hapen. Nëse një inspektor ju pyet për të hapur nje dollap ose dicka të ngjashme, bëje këtë, por në fillim pyesni cfarë është duke kërkuar ai/ajo dhe jepja atë që kërkon vetë personalisht. 
  3. Inspektorët kanë gjithashtu të drejtë të bëjnë pyetje (shiko më lartë në pikën 4.). 

 

Cfarë mund të kërkojnë inspektorët? 

European Commission

 

  1. Në përgjithësi, inspektorët kanë të drejtë kontrollojnë dhe të bëjnë kopje të dokumentave siç është parashikuar në dokumentat e paraqitura (shiko më lart 1. (2)), edhe nëqoftëse ato përfshijnë sekrete biznesi. Gjithsesi, ata nuk mund të sekuestrojnë dokumentat orgjinale, por kanë të drejtë vetëm të bëjnë kopje. Kujdes: gjithmonë bëj një kopje të këtyre dokumenteve për avokatët e jashtëm.  
  2. Dokumentat e paraqitura më poshtë nuk mund  të lexohen dhe as të fotokopjohen nga zyrtarët:  
    • Dokumentat private për aq sa  nuk kanë asnjë rëndësi si provë.   
    • Dokumentat të cilat nuk janë të lidhura me objektin e hetimit, në rast se hetimi shkon përtej dokumenteve që përfshihen në objektin e hetimit  (shiko më lart 1. (2)) 
    • Korrespondenca ndërmjet shoqërisë dhe avokatit të jashtëm ligjor nëse është anëtar i BE-së, Norvegjisë, Islandës, Liechtenstein ose Zvicrës (që do të thotë se korrespondenca me avokatët e US nuk është e mbuluar).  
    • Dokumentat e brendshme të shoqërisë që përmbajnë dhe/ose pasqyrojnë vetëm këshilla ligjore të dhëna nga avokati i jashtëm, si është pëmendur më lart. 
    • Dokumenta të brendshme të shoqërisë që janë përgatitur ekskluzivisht për qëllime të tilla si kërkimin e këshillës ligjore nga avokatët e jashtëm.  
  3. Nëse inspektoët  duan të hetojnë këto dokumente të privilegjuara, trego vetëm ato pjesë të dokumentit që vërtetojnë karakterin e tyre të privilegjuar. Nëse karakteri i tyre i privilegjuar është kontestuar/kundërshtuar, duhet që këto dokumente të mbyllen me zarf ose kuti deri sa të keni një vendim të formës së prerë.  

  1. Sipas kërkesës ju duhet të lejoni hyrjen e inspektorëve në ambjentet e IT dhe në suporte të arkivimit (laptopë, desktops, tableta, telefona celularë, CD-ROM, DVD, USB, shërbime cloud, etj.), kur është e nevojshme për të siguruar pasuordin dhe/ose të drejtën e hyrjes së administratorit ose duke kryer veprime të tjera të kërkuara nga inspektorët. Inspektorët mund të përdorin metodat e tyre IT software dhe/ose hardware.Sigurohuni që askush të mos ndërhyjë në asnjë mënyrë me masat e marra nga inspektorët. Gjithsesi,  inspektorët nuk mund të konfiskojnë kompjuterat ose objekte të tjera, por vetëm mund të bëjnë kopje elektronike. Kujdes: gjithmonë bëj nje kopje të dokumentave elektronike për avokatin e jashtëm.  
  2. Nëse dokumentat e privilegjuara janë të ruajtura në suportin e arkivimit inspektorët kanë të drejtë të bëjnë kopje të të gjithë suportit të arkivimit  pa ekzaminim paraprak, dhe më pas të vlerësojnë në ambientet e Komisionit Europian nëse të dhënat janë të privilegjuara, të vendosin vetëm të dhëna jo të privilegjuara në dosje, dhe të fshijnë të dhënat e mbetura nga kopja. 
  3. Nëse zgjedhja e dokumentave të rëndësishëm për këtë hetim nuk është përfunduar akoma gjatë inspektimit në ambjentet e shoqërisë, inspektorët mund të marrin me vete në zarfe të mbyllura një kopje të të dhënave për të vazhduar kontrollin. Kërkoni një dublikatë.  

  1. Inspektorët kanë të drejtën te vulosin (mbyllin) ndër të tjera në godinë, ndërtesat, dhomat, rafte dhe në dokumenta, për shembull nëse nje hetim zgjat disa ditë. Mos e thyej vulosjen në asnjë rrethanë. Merr hapa të përshtatshme për t’u siguruar se vula nuk është fshirë ose dëmtuar. Thyerja e vulës përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë të lartë për shoqërinë. 

Kush mund të merret në pyetje nga inspektorët dhe si?  

European Commission
 

Inspektorët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime nga të gjithë të punësuarit në lidhje me qëllimin që i është caktuar në dokumentat e paraqitura (shiko më lart 1. (2)). Të punësuarit duhet të kenë parasysh se ai/ajo mund të mbajnë përgjegjësi personalisht sipas ligjit kombëtar. 

  1. Kërko të pyetesh vetëm në prani të avokatit të jashtëm. 
  2. Kërko që pyetjet të bëhen vetëm në një intervistë formale për t’u siguruar që pyetjet dhe përgjigjet po regjistrohen. Kërko një kopje të shënimeve të bëra nga inspektorët. Asnjëherë mos firmos asnjë dokument para se të konsultohesh me një avokat. Firmos shënimet vetëm nëse ato janë të sakta dhe të plota. Nëse ato nuk janë të sakta dhe të përfunduara këmbëgul që ato të korrigjohen.  
  3. Shpjegoi funksionarëve se vetëm drejtuesit kanë të drejtë të japin deklarat në emër te shoqërisë. 

  1. Qëndro i qetë dhe përmbahu në fakte. Mos u sillni në mënyrë agresive. 
  2. Pyesni nëse keni të drejtë të rrini në heshje. Shkruani përgjigjen. Nëse është e nevojshme, kërkoni shpjegime të mëtejshme. Nëse dhe deri në atë masë që keni të drejtë të qëndroni i heshtur asnjë përgjigje nuk mund të jepet para se të konsultohet avokati i jashtëm. 
  3. Pyet inspektorët nëse mund të përjashtojnë veprime të mëtejshme të ndërmarra kundrejt jush personalisht nga një autoritet kombëtar. Shkruani përgjigjen. Nëse është e mundur pyesni për shpjegime të mëtejshme. Nëse inspektorët nuk japin një konfirmim të tillë, kërkoni të kontaktoni me avokatin e jashtëm përpara se të përgjigjeni.  
  4. Mos u përgjigjni asnjë pyetje nëse përgjigja mund të sjellë përgjegjësi penale për shoqërinë tonë, d.m.th. pranimin e ekzistencës së një shkeljeje të ligjit të konkurrencës së BE-së. 
  5. Përgjigju vetëm pyetjeve që janë të lidhura me qëllimin e hetimeve. Përgjigju vetëm pyetjeve të bëra. Jep një përgjigje të shkurtra dhe precize. Përmbaju fakteve dhe mos bëni asnjë koment nga ana ligjore. Thuaj inspektorëve nëse ju nuk keni përgjigjen e pyetjes. Mos bëni asnjë supozim. 
Back to top Back to top